Aksion i policisë në veri – Strukturat paralele japin alarm!

Aksion i policisë në veri – Strukturat paralele japin alarm!

Mitrovicë, 13 tetor 2021 – Forca të policisë së Kosovës kanë shkuar në veri të vendit me automjete të blinduara dhe duke hedhur gaz lotsjellës, pasi banorët lokalë po tentojnë ta pengojnë aksionin e tyre që ka të bëjë me goditjen e kontrabandës.
Mediat lokale serbe shkruajnë se bëhet fjalë për kontrollin e një barnatoreje në Mitrovicën e Veriut, për çka banorët e kanë kundërshtuar këtë aksion, duke bllokuar rrugën kryesore në këtë pjesë të qytetit. Si kundërpërgjigje ndaj këtij aksioni, strukturat paralele kanë lëshuar “sirenat e alarmit” për ta nxjerrë popullatën në rrugë. Mësohet se aksion i tillë po zhvillohet edhe në Zvaçan, si dhe në Prishtinë e Pejë.