Osmani realizon synimin e saj – Shkarkon Valdete Dakën!

Osmani realizon synimin e saj – Shkarkon Valdete Dakën!

Prishtinë, 14 qershor 2021 – Kryetarja e e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka finalizuar sot synimin e saj për ta shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Paraprakisht, Osmani ka provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje.
Në arsyetimin e saj për shkarkimin e Dakës, Osmani përmend se kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë. “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së. Ajo, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, duke e pamundesuar kështu balancin e nevojshëm në ketë organ. Ne fakt, ne disa raste, sjelljet e kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, kryesuesja, qofte me veprim apo mosveprim, ka kontribuar në përshkallezim të situatës përgjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhet nder tjerash në vendimin e kryetarës së shtetit.