Covid-19: Në Dragash nis vaksinimi për të gjithë

Covid-19: Në Dragash nis vaksinimi për të gjithë

Dragash, 14 qershor 2021 – Institucioni më i lart shëndetësor në Dragash, QKMF-ja, ka bërë me dije se për të gjithë banorët e kësaj komune do të fillojë të martën vaksinimin kunder Covid-19. “Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit se neser, më datë 15.06.2021, fillojmë vaksinimin në masë kundër Covid-19, pa dallim moshe. Vaksinimi do të bëhet në dy qendra, në urgjencën e re të QKMF-së dhe në lokalet e Shtëpisë së Kulturës. Vaksinimi do të bëhet në dy ndërrime, nga ora 08:00 deri 15:00 dhe pas dite, nga ora 15:00 deri 22:00, në dy pikat e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e QKMF-së, të cilin për redaksinë tonë e ka dërguar drejtori i këtij institucioni, dr. Ramadan Jashari.