Opojani garon për rektor të Universitetit “Hasan Prishtina”

nuridin mestani up rektorDragash, 26 mars 2016 – Profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Nuridin Mestani, është kandidati i parë që ka konkurruar për rektor në këtë institucion të lartë arsimor. Këtë e ka konfirmuar për Radio Sharrin vetë profesori, i cili gëzon respekt të pashoq në trevën e Opojës së Dragashit, nga vjen edhe ai. “Po, dje kam konkurruar për këtë post dhe shpresoj të përzgjidhem, duke u bërë opojani i parë që do ta drejtoj rektoratin e UP-së”, tha Mestani duke pohuar se ndihet krenar që i takon Opojës.
Mestani ka qenë prodekan i Fakultetit të Bujqësisë për 12 vjet rresht, drejtor i përgjithshëm i organizatës amerikane “Heifer International”, ndërsa aktualisht është kryetar i Këshillit Shkencor në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për “Prodhim bujqësor dhe siguri të ushqimit”, si dhe shef i Departamentit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

• Shfleto CV-në – KËTU

Leave a Reply