Arrestohet grabitësi i kazinosë në Zhur!

Foto: ARKIV

Foto: ARKIV

Prizren, 24 mars 2016 – Grupi hetimor e ka arrestuar mbrëmë një person me mbiemrin Ademaj, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, më datën 22 mars, rreth orës 23:00, ka kryer grabitje të armatosur në një kazino, në fshatin Zhur të Prizrenit. “Gjatë grabitjes, i dyshuari kishte shkrehur një fishekë nga pistoleta, për ta detyruar punëtorin e kazinosë që t’ia dorëzojë të gjitha paratë që i posedonte në atë çast. Pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e sotëm të zëdhënësit të policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, i cili ka shtuar se policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një gëzhojë, në cilësi të provës materiale. Berisha ka shtuar se, për tu sqaruar rrethanat e rastit, janë intervistuar edhe persona të tjerë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar nën masën e arrestit policor.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply