Arrestohet personi më i kërkuar në botë!

el chapo arrestohetMexico City, 09 janar 2016 – Dileri më i madh i drogës në botë, Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, është arrestuar dje nga policia meksikane. Lajmin e ka konfirmuar në Twitter, vetë kryetari i këtij vendi, Enrique Peña Nieto.
“Sot forcat federale kanë kapur El Chapon, njeriun më të kërkuar në botë. Kjo është dëshmi se nuk ekziston asnjë kriminel që mund të qëndrojë pas policisë së shtetit meksikan”, ka thënë kreu i Meksikos.
El Chapo ishte arratisur nga burgu gjashtë muaj më parë, ndërsa edhe këtë herë u përpoq të ikte nga policia me një veturë, por kjo e fundit ia ka pamundësuar këtë. Ai do të dërgohet përsëri në burgun e sigurisë së lartë, aty prej ku u arratis, raporton – CNN.

Leave a Reply