Kujdes, kjo rrugë nuk është më rrugë!

Kujdes, kjo rrugë nuk është më rrugë!

Dragash, 13 shkurt 2017 – Magjistralja, Zhur – Dragash, veçmas aksi nga Trokani e deri në Dragash, aq shumë është dëmtuar sa që nuk po konsiderohet si rrugë normale por si një rrugë e periudhës së luftës.
E dëmtuar, e shkatërruar dhe e arnuar aq shumë, sa që nuk ka vend për arna të ri, ky aks vazhdon të bartë peshën e arteries që lidh komunën e Dragashit me botën.
Në fushatat e fundit parazgjedhore, banorët e kësaj ane dëgjuan premtime nga më të ndryshmet, jo vetëm për sanimin e kësaj rruge por edhe për zgjerimin e saj, me tri korsi trafiku.

KËRKO FJALËT