Filloi lidhja e Dragashit me Borjen e Shqipërisë

Filloi lidhja e Dragashit me Borjen e Shqipërisë

Dragash, 29 prill 2017 – Sot filluan punimet në rregullimin e rrugës Glloboçicë – Borje, e cila lidh zonën e Gorës së Dragashit me fshatrat e Kukësit në Shqipëri. Kjo rrugë do ta lidh gjithë komunën e Dragashit me Shqipërinë, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtuesit më të lartë të qeverisë së Kosovës, komunës së Dragashit, partive politike dhe banorë të zonës së Gorës së Dragashit, si dhe ata nga Borja e Shqipërisë. I pranishëm ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa, i cili tha se ndjehet i lumtur që ky projekt mundëson afërsi ndërmjet banorëve që jetojnë në këto zona ndërkufitare, dhe që ka një rëndësi të shumëfishtë për ta. Projektin në fjalë e vlerësoi tejet të rëndësishëm edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke thënë se ndërtimi i kësaj rruge mundëson bashkëpunim dhe forcon lidhjet që kanë banorët që jetojnë në këtë zonë ndërkufitare. Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se në komunën e Dragashit janë duke u realizuar punimet në asfaltimin e rrugës, Prizren- Zaplluxhe, në rrugën magjistrale, Prizren-Dragash, si dhe do të ketë projekte të reja gjatë vitin në vijim, për të cilat tha se kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë lokale në Dragash.
Rruga, Glloboçicë-Borje është në gjatësi prej 1350 metrash ndërsa shuma e projektit kap shifrën 200 mijë euro. Projekti po ekzekutohet nga kompania prestigjioze “Renelual Tahiri”, e cila u zotua se do ta kryej këtë punë me standarde të larta dhe në afatet e parapara kohore.

Leave a Reply