LDK-ja në Dragash shënoi përvjetorin e 27-të

LDK-ja në Dragash shënoi përvjetorin e 27-të

Dragash, 29 prill 2017 – Dega e LDK-së në Dragash e ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe drejtuesit më të lartë të LDK-së, në krye me të parin e kësaj partie, Isa Mustafa.
Kryetari i Degës në Dragash, Selim Kryeziu, i falënderoi të gjithë anëtarët, për të cilët tha se në kohëra të ndryshme kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në këtë subjekt politik. Ai tha se dega e LDK-së në këtë komunë po përgatitet që të dalë fituese në zgjedhjet e sivjetme dhe për të rimarrë pushtetin. “Dragashi ka nevojë për LDK-në, duke e pasur si model të qeverisjes drejtimin e ekzekutivit vendor nga Isa Mustafa”, tha Kryeziu.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili drejton aktualisht qeverinë e vendit, shprehu fjalë miradie për angazhimet e Degës së partisë së tij në Dragash, për të cilët tha se po vijnë me ide të reja. “LDK-ja ka ide se si ta zhvillojë Kosovën, duke ia shtuar edhe trashëgiminë e pastër të liderit të saj historik, Ibrahim Rugova. Ne mund ta ndërtojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendin tonë”, tha Mustafa.

Leave a Reply