Selami Sylejmani, opojani që ia zbardhi fytyrën Kosovës në Kroaci

Selami Sylejmani, opojani që ia zbardhi fytyrën Kosovës në Kroaci

Dragash, 12 nëntor 2018 – Më 10 dhe 11 të këtij muaji, në kryeqytetin kroat, u mbajt Kongresi i parë i Diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe perinatologji. Në kë këtë Kongres, si ligjërues i ftuar, Kosovën e përfaqësoi, Selami Sylejmani, i cili gjithnjë e më tepër po e bën krenar trevën e Opojës, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. “Ligjërata ime u vlerësua shumë lartë nga të pranishmit. U vlerësua si e dobishme për fushën tonë, kudo në botë”, ka thënë shkurt Sylejmani.
Edhe doajeni i diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe obstetrikë, në nivel botëror, Asim Kurjak, i cili ka botuar mbi njëqind libra shkencorë në shumë gjuhë të botës, e ka vlerësuar shumë lart profesionalizmin e doktorit tonë, duke thënë se ligjërata e tij ishte e nivelit botërorë. “Profesorin, Selami Sylejmanin, e njoh më shumë se 30 vjet dhe, ai na prezantoi këtu një ligjëratë që mund të mbahet në cilindo vend të botës. Me këtë na tregoi se një shtet si Kosova, me çfarë ka kaluar, bëhet shembull edhe për gjinekologet këtu në Kroaci”, ka thënë Kurjak. Vlerësimin e tij e ka komentuar vetë doktor Sylejmani, duke e cilësuar si “shpërblim më të madh që i është bërë ndonjëherë.
Kujtojmë se në këtë Kongres ka referuar edhe, Ramush Bejiqi, mbi anomalitë e lindura të zemrës, punim ky që poashtu është vlerësuar pozitivisht nga organizatoret e Kongresit.