Në Dragash konsolidohet veprimtaria afariste

biznesi dragash shoqataDragash, 28 prill 2014 – Në Dragash ka filluar me sukses iniciativa për themelimin e Shoqatës së Afaristëve nga kjo komunë. Të shtunën u mblodhën në një takim konsultativ, disa nga afaristët që këtë iniciativë e kanë kuptuar me shumë seriozitet, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e themelimit të një shoqate, e cila do t’i përfaqësonte interesat e tyre si tërësi.
Në takimin e së shtunës, pjesëmarrësit u pajtuan që kjo nismë duhet të kurorëzohet sa më shpejtë me zyrtarizimin e shoqatës, në mënyrë që punët të ecin më mbarë dhe afaristët e Dragashit të kenë një adresë të përbashkët, ku edhe do të takoheshin më shpesh për të shkëmbyer përvojat e tyre. Në takimin e parë, afaristët e pranishëm u pajtuan që të shtunën e ardhshme, më 3 maj, të takohen sërish, ku pritet të zgjidhen strukturat e shoqatës.
Aktualisht, në adresë të kësaj nisme ka mbërritur edhe ftesa e parë për vizitë në Panairin e 9-të Ndërkombëtarë “Inelex”, i cili mbahet në Izmir të Turqisë, nga data 23 deri më 25 maj.

Leave a Reply