Mbledhja e sotme e KK-së nuk u transmetua nga Radio SHARRI – Opozita lëshon sallën!

Mbledhja e sotme e KK-së nuk u transmetua nga Radio SHARRI – Opozita lëshon sallën!

Dragash, 30 qershor 2025 – Ende pa u miratuar rendi i ditës, Kuvendi i Komunës së Dragashit, rreth dy orë ka diskutuar në mbledhjen e sotme të rregullt, rreth mosprezencës së Radio Sharrit, madje kryesuesja, Arjeta Skeraj, i ka ftuar në konsultim partitë politike në zyrën e saj, për t’u rikthyer më pas me qëndrimin e njëjtë që Radio SHARRI mos të jetë prezent, si ndëshkim për, siç tha vetë kreu i Komunës, Bexhet Xheladini, mostransmetimet LIVE të ngjarjeve gjatë shënimit të Ditës së Çlirimit. Nga ana tjetër, kryesuesja, Arjeta Skeraj, u ankua se nuk janë transmetuar as mbledhjet e Kuvendit, siç tha, që kur ajo e kishte marrë këtë detyrë para dy vjetësh.
Anëtarët e opozitës kërkuan nga kryesuesja por edhe nga kryetari që mosmarrëveshjet dhe problemet me Radio Sharrin t’i zgjidhin mes vete por që transmetimi i mbledhjes së sotme të lejohet pasi, sipas tyre, kjo është një e drejtë e secilës media. Por, kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ishte i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë se në këtë mbledhje nuk do të jetë Radio Sharri, siç tha, derisa të vetëdijësohet. “Kontratën nuk e kemi shkëputur por e kemi pezulluar, derisa ta gjejmë një zgjidhje”, tha Xheladini, duke shtuar se e ka të drejtën ligjore që atë ta shkëpusë mënjëherë.
Në shenj proteste për këtë qëndrim, anëtarët e PDK-së, përveç Suada Bajramit, ata të LVV-së, si dhe anëtari i vetëm nga partia gorane “Pokret za Gora”, Nexhmidin Sejdillar.
Pas kësaj, kryesuesja verifikoi nëse ka kuorum dhe, pa e përmendur numrin e të pranishmëve në sallë, konstatoi se mund të vazhdohet mbledhja, e cila, pa opozitën ka zgjatur shumë shkurtë, ku janë miratura të gjitha pikat e rendit të ditës, mes tyre edhe pika më e rëndësishme, Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026 – 2028.
Në lidhje me këto paqartësi, drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj, ka dhënë sqarim në profilin e tij në Facebook, duke thënë mes tjerash se këtë po e bën, për faktin se nuk i është dhënë mundësia para anëtarëve të Kuvendik, ndonëse ata nga opozita e kërkuan këtë.