LDK-ja anulon festen për nesër – Për datën do të ketë njoftim paraprak!

LDK-ja anulon festen për nesër – Për datën do të ketë njoftim paraprak!

Dragash, 14 dhjetor 2021 – Ndonëse u njoftua për festë madhështore nesër, LDK-ja ka marrë vendim që ta anulojë të njëjtën, për të organizuar festë sa më madhështore një ditë tjetër, ku pritet të prezentojnë edhe krerët më të lartë nga qendra.
Këtë njoftim e kumtoi kreu i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, duke shtuar se ky ndryshim erdhi pas konsultimeve me qendrën. “Ne u konsultuam me qendrën dhe na u tha se për nesër nuk mund të vijnë krerët e partisë pasi axhenda e tyre ishte përcaktuar më herët. Prandaj, u morëm vesh që të organizojmë festë madhështore një ditë tjetër, kur edhe të ketë mundësi kryesia qendrore që të jetë mes nesh”, tha Kolloni, duke potencuar se për datën e kësaj feste do të ketë njoftim paraprak.