Rruga Prizren – Prevallë në rrezik!

rreshqitje rruga prevallePrizren, 18 qershor 2014 – Në aksin rrugor, Prizren – Prevallë, në hyrje të fshatit Reçan, si pasojë e reshjeve të shiut, ka rrëshqitur dheu, duke marrë me vete një pjesë të mirë të rrugës, e cila e lidhë Prizrenin me Brezovicën.
Aktualisht, lëvizjet në këtë aks po zhvillohen vetëm me njërën korsi të rrugës dhe, ekziston frika se rrëshqitjet mund të vazhdojnë, e që do ta shkëpuste në tërësi këtë magjistralë të rëndësishme, jo vetëm për banorët e kësaj ane, por edhe për bizneset që merren me turizëm.