Halimi falenderon votuesit – Zotohet për korrektësi në detyrë!

bedri halimi falenderimeDragash, 17 qershor 2014 – Ndonëse nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, kandidati i PDK-së nga Dragashi, Bedri Halimi, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar më 8 qershor, por edhe ata që nuk e kanë votuar, duke shprehur mirëkuptim ndaj tyre. “Të nderuar votues të mi. Çdo votë e juaja, e dhënë më 8 qershor, ka peshën e vet dhe unë ju falenderoj të gjithëve për besimin e dhënë. Zoti ju shpërbleftë të gjithve. Paqi shëndet, suksese e lumturi në jetë”, thuhet mes tjerash në falënderimin e Halimit, i cili mban postin e kryeinspektorin në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Halimi është zotuar se me përgjegjësi do të vazhdojë të kryej detyrën e tij, edhe në të ardhmen. “Ashtu siç jam munduar deri më tani në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ku punoj si kryeinspektor, duke dhënë shembull se si mbrohet dhe zbatohet ligji, të njëjtën gjë do të mundohem ta zbatoj edhe në të ardhmen. Gjithmonë në shërbimin tuaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që e duan një shtet ligjor, ku ligji është mbi çdo individ, pavarsisht se cilës parti i përket dhe si e ka emrin. Respekt për të gjithë ju miq që më votuat, por edhe për ata miq që nuk më kanë votuar, për cilëndo arsye. Unë për të gjithë ndej dhe kam nevojë të ndjejë respekt”, përfundon Halimi falënderimin, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook.