Me shfaqje teatrale, gratë kërkuan barazi në Dragash!

rrjeti grave shfaqjaDragash, 02 tetor 2015 – Në kuadër të projektit për Promovimin e të Drejtave të Grave, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, në bashkëpunim me Lobin për Barazi Gjinore në Kosovë, sot në Dragash filloi fushatën “Unë guxoj”, përmes një shfaqjeje artistike me pesë rrëfime të grave. Në këtë shfaqje interpretuan aktoret; Kumrie Hoxha, Makfire Miftari, Florentina Ademi, Safete Rogova dhe Molikë Maxhuni.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, tha për Radio Sharrin se ligjet në Kosovë ua garantojnë grave të gjitha të drejtat në shoqëri, por mbetet që ato të drejta të zbatohen edhe në praktikë. “Gratë, edhe sot e kësaj dite, nuk i gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj sepse ky ligj në disa vende nuk zbatohet fare. Dhe, kush pëson këtu? Natyrisht se janë gratë ato që pësojnë. Përmes kësaj fushate, ne dëshirojmë t’i inkurajojmë gratë që të vazhdojnë ta ngrenë zërin e tyre dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre ligjore. Të flasin lirshëm e të çlirohen shpirtërisht nga dhimbjet e brengat që i përcjellin me vite”, tha Rugova.

Leave a Reply