Lajm i mirë nga Drejtoria e Arsimit në Dragash – Bursa për 100 studentë!

Lajm i mirë nga Drejtoria e Arsimit në Dragash – Bursa për 100 studentë!

Dragash, 26 tetor 2020 – Drejtori i Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj, ka njoftuar sot se ka shpallur thirrje për aplikim për ndarjen e 100 bursave për studentët e kësaj komune, për vitin 2020. Cenaj, në një prononcim për redaksinë tonë, ka thënë se qëllimi i këtyre bursave është synim i dikasterit të tij që të investojë më shumë në arsim sepse kjo fushë sjell në të ardhmen frute për një shoqëri më të shëndoshë.
“Investimi në arsim, është investim për të ardhmen. Rinia është e ardhmja e vendit. Prandaj ne si Komunë synojmë që për çdo vit të shtojmë numrin e atyre që do të përfitojnë bursa për studime. Ndihemi mirë që do të realizojmë edhe një mundësi për mbështetjen financiare për studentët e dalluar të komunës sonë”, tha Cenaj, duke i ftuar studentët që të aplikojnë për këto bursa, deri më datën 10 nëntor. Cenaj është zotuar se ky proces do të jetë transparent dhe se vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në konkurs.