Në SHML “Ruzhdi Berisha” rihapet drejtimi për Farmaci

Në SHML “Ruzhdi Berisha” rihapet drejtimi për Farmaci

Dragash, 14 gusht 2021 – Pas kërkesave të vazhdueshme që ka bërë Drejtoria e Arsimit në MASHT, më në fund rihapet drejtimi për Farmaci në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Sipas drejtorit të këtij dikasteri, MSc. Vloran Cenaj, ky drejtim hapet që këtë vit shkollor, 2021-22. “Nga muaji gusht i këtij viti nxënësit mund të aplikojnë për t’u regjistruan në drejtimin e Farmacisë. Kjo vjen si rezultat i përpjekjeve tona të vazhdueshme që të rihapet ky profil, pasi kërkesat janë të shumta. Kujtojmë se në qershor kemi hapur drejtimin e Mjekësisë, saktësisht për Bashkëpunëtorë profesional të Infermierisë dhe, pas angazhimit të vazhdueshëm, sot kemi edhe drejtimin për Farmaci”, tha për redaksinë tonë drejtori i Arsimit në Dragash, MSc. Vloran Cenaj.