Dragash, 07 prill 2020 – Partia Unike Gorane (JGP), përmes një komunikate dërguar në redaksinë tonë, ka thënë se me vëmendje të posaçme është duke u interesuar, lidhur me shqetësimin e shprehur nga banorët e Krushevës, të cilët janë shprehur se po tentohet të dëmtohet infrastruktura në fshat. “Pasi është vërejtur se përfaqësues të kompanisë ‘Eurokos JH’, e cila menaxhon me Hidrocentralin, me qëllim të instalimit të rrymës së tensionit të lartë, filluan të dëmtojnë infrastrukturën rrugore, me të cilën ndërlidhen edhe infrastruktura e ujësjellësit dhe kanalizimit. Janë lajmëruar organet policore dhe punimet janë stopuar. Banorët e Krushevës nuk janë kundër realizimit të punimeve, por vetëm kërkojnë që gjatë punimeve të mos dëmtohet infrastruktura dhe se, lidhur me këtë, të ketë një zgjidhje. Njoftohen qytetarët se deputeti i komunitetit goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha, si dhe zv-ministri për Infrastrukturë dhe Ambient, Hamza Bale, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha strukturat relevante dhe se, shqetësimi i qytetarëve do të adresohet plotësisht. Partia Unike Gorane, njëherit falënderon qytetarët e Krushevës për gatishmërinë e sotme që treguan, sidomos shpreh falenderim për angazhimin e z. Arif Hoxha, i cili e ka lajmëruar rastin i pari”, thuhet në reagimin e JGP-së.
Krushevast bllokojnë punimet – Kërkojnë nga “Eurokos” më shumë kujdes!
POSTIMI PARAPRAKKryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Dragashin
POSTIMI I RADHËSCovid-19 dhe masat e veçanta të Suedisë!