Bllokohet rruga për Restelicë!

Bllokohet rruga për Restelicë!

Dragash, 12 prill 2019 – Mëngjesin e sotëm, rreth tre orë ka qenë e bllokuar rruga për Restelicë, në afërsi të fshatit Krushevë. Kjo, sepse një masë e madhe e gurëve është shembur nga kodra skaj rrugës. Vetëm pas intervenimit intensiv, është zhbllokuar ky aks, ndonëse ende qarkullimi zhvillohet me vështirësi.