C-19: Edhe Driton Selmanaj rezulton pozitiv!

C-19: Edhe Driton Selmanaj rezulton pozitiv!

Prishtinë, 04 gusht 2020 – Deputeti në Kuvendin e Kosovës, i cili të dielën i qëndroi në krah kryeministrit Hoti, në vizitën e tij në Dragash, sot njoftoi se ka rezultuar të jetë i prekur nga Covid-19. Driton Selmanaj e kishte bërë dje testin dhe sot i ka pranuar rezultatet, të cilat i kanë dalë pozitive. “Dje e kam bërë testin për Covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do të përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook.

Të nderuar,Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor…

Gepostet von Driton Selmanaj am Dienstag, 4. August 2020