Arrestohet mërgimtari që tentoi ta korruptonte policinë!

arrestimi prangat pejePejë, 31 dhjetor 2013 – Një qytetar, i cili me punë të përkohshme është jashtë Kosovës, por që ka ardhur në vendlindje për festat e fundvitit, është arrestuar sot, pasi tentoi ta korruptonte Policinë e Kosovës, me 20 euro. “Njësiti i Komunikacionit Rajonal në Pejë, në përputhje me autorizimet policore, pasditen e së hënës, gjatë një kontrolli ka ndaluar ngasësin e një automjeti me targa të jashtme, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Shtetasi i Kosovës, D.M. (1992), me punë të përkohshme jashtë vendit, për t’iu shmangur gjobës që ia kishte shqiptuar policia, kishte ofruar 20 euro”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia ka arrestuar mërgimtarin dhe e ka shpënë në Njësitin e specializuar rajonal për hetimin e krimeve ekonomike. “Të njëjtin e kanë intervistuar dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, i është konfiskuar përkohësisht pasaporta dhe më pas është liruar, për tu paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Pejë, gjë të cilën duhet ta bëjë”, thuhet në komunikatën e Policisë.