Tabelat informuese që nuk i duam!

Tabelat informuese që nuk i duam!

Dragash, 07 mars 2017 – Përmes një projekti, ishte menduar që të kontribuohet në zhvillimin e turizmit, duke e pajisur territorin e komunës së Dragashit me tabela informuese, përmes së cilave do të orientoheshin turistët që po e zgjedhin këtë trevë për ta vizituar.
Mirëpo, ato tabela duket se nuk po vlerësohen, madje po dëmtohen qëllimisht, duke i shikuar si shënjestër për goditje me gurë!
Burim Qafleshi, koordinator i projektit që instaloi këto tabela, tha për radion tonë se nuk ka dyshim që ato u thyen qëllimisht nga njerëz të pandërgjegjshëm. Madje, sipas tij, një tabelë e tillë ishte thyer, që të nesërmen, kur ajo ishte vendosur!

Leave a Reply