Kështu simulon kandidati për Topin e Artë (Video)

ronaldo me hileMadrid, 07 dhjetor 2014 – Në videon ku shihet qartë momenti i penalltisë, duket se Kristiano Ronaldo ka simuluar në ndeshjen që Real Madridi e zhvilloi mbrëmë kundër Celta Vigos.
Real Madrid avancoi 1:0 ndaj Celta Vigos, me golin e realizuar nga Krisitano Ronaldo nga pika e bardhë. Por, analistët e futbollit këmbëngulin se kandidati për Topin e Artë ka simuluar keq për ta fituar këtë penallti.
Sido që të jetë, Kristiano Ronaldo do ta mbaj gjatë në mendjen e tij këtë fitore ndaj Celta Vigos, me rezultatin 3:0, pasi ishte ai që i shënoi tre golat duke hyrë në histori të La Ligës, si lojtari me më së shumti “hat-tricka” të realizuar (23 sosh). Me tre golat e shënuar mbrëmë, reprezentuesi portugez ka arritur në kuotën e 200 golave, me fanellën e Real Madridit, që prej transferimit të tij nga Manchester United.

Kliko këtu për VIDEO

Leave a Reply