Memorandumi i Anës së Malit – Viti 1914

memorandumi ana e malitUlqin, 28 nëntor 2013 – Në vitet, kur të tjerët ia kishin caktuar Shqipërisë kufijtë e saj, trojet shqiptare që mbeten jashtë saj, vazhdonin të ushqenin shpresa, për t’iu bashkuar trungut të shtetit shqiptar. Kush me armë, e kush me penë, disa edhe me diplomaci, vazhdonin përpjekjet për t’i korrigjuar padrejtësitë, të cilat, edhe pas një shekulli nuk u korrigjuan.
Mediat nga Ulqini, në Ditën e Pavarësisë dhe të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, kanë publikuar një dokument, i cili dëshmon aspiratat e shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilat edhe sot vazhdojnë të mos shuhen. Këto media kanë publikuar sot Memorandumin e vitit 1914, të Anës së Malit, në Mal të Zi.