KPM dhe IMK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

KPM dhe IMK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 02 tetor 2020 – Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias të Kosovës (IMK), me qëllim forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të KPM-së dhe mediave, respektivisht Institutit të Medias të Kosovës. Sipas këtij memorandumi të nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi, dhe kryetari i Bordit të IMK-së, Fazli Veliu, në të ardhmen përcaktohen modalitetet, instrumentet dhe mënyrat e bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Institutit të Medias të Kosovës, respektivisht do të ofrohet mundësia e realizimit të projekteve të ndryshme hulumtuese dhe analizave në temat që kanë të bëjnë me fushën e shërbimeve audiovizive dhe organizmin e aktiviteteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve audiovizive. IMK-ja do të angazhohet në realizimin e projekteve hulumtuese, duke siguruar kapacite njerëzore, ndërkaq KPM-ja do të mundësojë shfrytëzimin e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Gjithashtu, si komponentë më kryesore e këtij memorandumi, është fakti se në të ardhmen të gjitha hulumtimet dhe analizat nga projektet e përbashkëta do të publikohen dhe do të jenë në shërbim të publikut dhe profesionistëve në fushën e medias.