Dragashi dhe Zhelina nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Dragashi dhe Zhelina nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Zhelinë, 10 gusht 2022 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga drejtori për Financa, Qamil Kolloni dhe drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, dje kanë qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, saktësisht në Komunën e Zhelinës, ku me kryetarin nikoqir, Blerim Sejdiun, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Komunës së Dragashit, si Komunë lidere dhe Komunës së Zhelinës, si Komunë partnere.
Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i projektit “Qendra Informative Turistike”, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar, financuar nga Programi IPA II i Komisionit Evropian.