Aksident i rëndë trafiku në Austri – Vdes 18-vjeçari nga Opoja!

Aksident i rëndë trafiku në Austri – Vdes 18-vjeçari nga Opoja!

Linc, 31 mars 2026 – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes me veturën e tij me një kamion. Sipas policisë austriake, ngjarja ka ndodhur në rajonin Urfahr-Umgebung, në autoudhën B-126, kur automjeti i udhëtarëve është përplasur me një kamion. Për pasojë, drejtuesi 18-vjeçar i veturës ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë. Ndërkaq, bashkudhëtari i tij ka pësuar lëndime të rënda. “Sipas raporteve fillestare, automjeti ‘Mercedes’ me targa të Lincit po qarkullonte në drejtim të veriut të Austrisë, në autoudhën B-126, kur u përplas ballë për ballë me një kamion që tërhiqte edhe një rimorkio. Në vendngjarja ishin angazhuar dy helikopterë shpëtimi me një kontingjent të madh personeli nga emergjenca, gjashtë departamente zjarrfikësish, disa auto-ambulanca, dhe zyrtarë të shumtë policor. Zjarrfikësve iu desh ta nxirrnin shoferin e bllokuar në automjet, si dhe bashkudhëtarin e tij 18-vjeçar. Ndërkaq, drejtuesi 34-vjeçar i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe arriti të dilte vetë nga kamioni”, shkruajnë mes tjerash mediet austriake, duke potencuar se autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Nga burimet jozyrtare se, është marrë vesh se i riu që humbi jetën është me prejardhje nga fshati Kuk, komuna e Dragashit.