Një i ri humb jetën në aksident trafiku në Dragash!

Një i ri humb jetën në aksident trafiku në Dragash!

Dragash, 27 shtator 2023 – Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin e dytë të udhës, Dragash – Radeshë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Ensad Rizvani, 22-vjeç, nga fshati Lybevisht.
Rastin për redaksinë tonë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, sipas të cilit, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë këtu edhe tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të telefonit. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku një i ri rreth 22 vjeç ka humbur jetën. Viktima është një mashkull i moshës 22-vjeçare. Mbi automjetin me targa vendore, viktima e kishte humbur kontrollin dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Në QKMF-në e Dragashit mjekët e kanë konstatuar vdekjen”, tha mes tjerash Gashi, duke shtuar se me rastin po merret Njësia e Trafikut.