Të enjten organizohet ligjëratë në sallën e Kuvendit!

Të enjten organizohet ligjëratë në sallën e Kuvendit!

Dragash, 08 tetor 2024 – Grupi i Grave Asambleiste, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arieta Skeraj, si dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, Lindita Piraj, u takuan për të diskutuar lidhur me organizimin e aktiviteteve gjatë Muajit Rozë.
Në kuadër të Agjendës së aktiviteteve është paraparë që më datën 10.10.2024, e enjte, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e Asamblesë Komunale të mbahet një ligjëratë vetëdijesuese me gratë e Komunës së Dragashit. Ligjërata do të mbahet nga doktoresha gjinekologe, Sebahata Sylejmani Shala. Në këtë ligjëratë janë të ftuara të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna jonë, për t’u informuar më tepër me sëmundjen e kancerit të gjirit, diagnostifikimin e hershëm dhe parandalimin e saj.