Tabela e Shtërpcës, temë kryesore në mediat serbe!

Tabela e Shtërpcës, temë kryesore në mediat serbe!

Shtërpcë, 27 gusht 2019 – Një tabelë paralajmëruese për qytezën e Shtërpcës, e banuar me shumicë serbe, është bërë temë kryesore në mediat serbe. Kjo, sepse dikush e paska shkruar me grafit akronimin e UÇK-së!
Në përshkrimin që e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, është paraqitur si kërcënim për serbët e këtij lokaliteti. Si të tillë e kanë paraqitur edhe mediat serbe. Por, në asnjë rresht nuk është potencuar se, paraprakisht, dikush e ka fshirë me grafit mbishkrimin në shqip të këtij vendbanimi, veprim ky që e ka provokuar dhe e ka nxitur dikë që ta shkruaj më pas akronimin e UÇK-së. Pavarësisht kësaj, nga serbët vetëm veprimi i fundit është konsideruar si provokim, madje kërcënim, siç raporton – RTS