Biznesmeni nga Dragashi, publikisht ia kërkon borxhin një politikani!

Biznesmeni nga Dragashi, publikisht ia kërkon borxhin një politikani!

Dragash, 22 gusht 2019 – Biznesmeni i njohur nga Dragashi, Burim Piraj, ka publikuar sot një status në facebook, ku ka ka bërë me dije se një politikan i njohur i paska mbetur borxh, që nga viti 2011. “Ka politikanë të rangut të lartë që fjalë më kanë dhënë, se mi kthejnë e kanë marrë para nga unë. Unë me naivitetin tim iu kam besuar, se vetë jam i fjalës dhe besës. Por, kurrë nuk ma kanë kthyer borxhin, sot e kësaj dite”, ka shkruar mes tjerash Piraj, duke porositur popullatën që të bëjnë kujdes se me kë po rreshtohen. Bëni kujdes ku po rreshtoheni e kënd do ta votoni, se ai që i bënë kabull paratë e mia të fituara me djersë, çka bën me buxhetin”, ka shkruar Piraj, i cili dikur ishte kryetar i degës së AAK-së në Dragash dhe kandidat për kryetar komune nga kjo parti.
Në insistimin e komentuesve, që ta publikojë emrin e politikanit, Piraj nuk e ka bërë këtë por është përgjigjur se bëhet fjalë për 39 mijë euro, të cilat ia kanë marrë që nga viti 2011. Ai thotë se do të vazhdojë t’ia lypë sepse ato para i ka fituar me djersë.