Sqarim nga Komuna e Dragashit – Secili projekt nuk është i Komunës!

Sqarim nga Komuna e Dragashit – Secili projekt nuk është i Komunës!

Dragash, 30 dhjetor 2023 – Komuna e Dragashit ka reaguar ndaj një postimi në rrjetet sociale, lidhur me pamjet e shfaqura të një projekti të parealizuar, duke thënë se ky projekt nuk ka të bëjë me Komunën dhe as që ishte në planin e investimeve kapitale. “Për hir të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e shohim të arsyeshme që të japim një sqarim, në lidhje me postimin e një qytetari nga fshati Zaplluxhe, i cili ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, ku shihen disa pajisje të reja (lojëra për fëmijë), të papërdorura dhe të pamontuara në oborrin e shkollës fillore të fshatit Zaplluxhe, si dhe shkallët e dëmtuara në hyrje të objektit të shkollës. Ju informojmë se renovimi i shkallëve dhe ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë në shkollën fillore të fshatit Zapllluxhe, nuk ka qenë projekt i planifikuar në kuadër të investimeve kapitale të Komunës së Dragashit, as në këtë vit dhe as në vitin e kaluar. Andaj, Komuna nuk është përgjegjëse për realizmin ose mosrealizimin e projektit në fjalë”, thuhet në njoftim.