Arrestohen personat që dogjën trafon në Gjonaj!

Arrestohen personat që dogjën trafon në Gjonaj!

Prizren, 12 janar 2024 – Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Gjonaj, të cilët qëllimisht i kishin vënë zjarrin një trafostacioni të energjisë elektrike, më 3 janar të këtij viti, në shenjë revolte për mungesën e energjisë elektrike në këtë fshat. “Sektori i hetimeve të përgjithshme, pranë Stacionit policor në Prizren, pas një pune operative hetimore, të enjten kanë arritur që t’i identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (1972) dhe P.M. (1984), pasi janë gjetur prova të mjaftueshme se këta persona më datën 03.01.2024, në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit. Të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat, Zjarrvënie dhe Asgjësim, dëmtimi ose heqje e instalimeve publike”, thuhet në raportin e Policisë.