Dragash, 17 tetor 2016 – Fshati Pllajnik i Dragashit këtë dimër do të ketë më shumë energji elektrike dhe stabilitet më të madh, falë një projekti që ka realizuar KEDS-i, duke i ndërruar 38 shtylla të tensionit të ulët, si dhe instalimin e një trafostacioni të ri prej 400 kilovoltamperësh (kVA). Kjo ka bërë që banorët e këtij fshati malor të shprehin kënaqësinë e tyre, pasi, jo vetëm që është stabilizuar rryma elektrike por është eliminuar edhe rreziku nga kabllot e stërvjetëruara.
Edhe punëtorët e KEDS-it kanë thënë se projekti ka përfunduar suksesshëm, falë banorëve të këtij fshati, të cilët kanë qenë shumë bashkëpunues.
Pllajnikut i stabilizohet energjia elektrike!
POSTIMI I RADHËSGazetarët kërkojnë më shumë transparencë nga gjykatat!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.