Në fshatin Zaplluxhe arrestohet një person dhe i konfiskohet arma!

Në fshatin Zaplluxhe arrestohet një person dhe i konfiskohet arma!

Dragash, 15 gusht 2022 – Pasi është cilësuar si incident kriminal dhe kanosje me armë zjarri, policia ka njoftuar se të dielën, rreth orës 13:00, e ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhe të Dragashit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me armë viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.