Vjenë, 01 tetor 2014 – Në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Austri, më 29 shtator është ekspozuar në Vjenë skulptura “Hasjanja”, e punuar në gurë nga artisti, Destan Gashi, skulpturat e të cilit të çojnë në botën e miteve dhe legjendave shqiptare.
Gashi ka thënë se e ndien veten të obliguar që t’i përkushtohet traditës klasike të skulpturës, ku përkushtim kryesor ka temën e akteve femërore. “Për t’iu përshtatur më mirë Javës së Kulturës Shqiptare në Vjenë, ekspozita është pasuruar edhe me fotografi nga trojet shqiptare, të cilat i kamë bërë gjatë udhëtimeve në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë Gashi.
Skulptura “Hasjanja” me dimensionet 20 x 20 x 65 centimetra, është vepër e punuar në gur dhe prezanton bukëtoren nga krahina e Hasit.
Skulptura “Hasjanja” ekspozohet edhe në Vjenë!
POSTIMI PARAPRAKVrasje në tentativë – Bashkëshorti qëllon gruan (Video)
POSTIMI I RADHËSEdhe po të jesh mbret, në shtet të huaj nuk ndihesh rehat!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.