Shashtrisen serbët – Facebook shfaq simbolin “shqiptar”!


facebuk ndjehet shqiptarBeograd, 10 nëntor 2014 – Portalet serbe kanë publikuar një lajm interesant, duke njoftuar se Facebook po i provokonë serbët, duke shfaqur edhe simbolin “Shqiptar”, tek simbolet tjera që tashmë janë të njohura për përdoruesit e shumtë të këtij rrjeti social, aty ku shprehen ndjenjat.
Portalet serbe raportojnë se sot është shfaqur kjo “ndjenjë”, të cilën e kanë vërejtur përdoruesit e Facebook-ut në Serbi, sapo kanë dashur të shprehin ndjenjat e tyre, siç rëndom bëjnë çdo ditë.
Për ta verifikuar këtë risi të Facebook-ut, redaksia jonë ka bërë një veprim të këtillë dhe, njëmend është shfaqur edhe ndjenja “Shqiptar”, të cilën po e ndajmë edhe me ju.
Mësohet se autoritetet serbe kanë reaguar tek Facebook dhe aktualisht janë në pritje të përgjigjes nga menaxherët e Facebook-ut, për të mësuar më shumë rreth kësaj gjëje që ata e kanë cilësuar si të pazakontë.


 

  1. shqiptaret e bajn ma se miri

Leave a Reply