Në takimin, Vokrri – Karaxhiq – Blater, Serbia dorëzohet?

vokrri karaxhiq blaterCyrih, 10 janar 2014 – Takimi i sotëm ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), atyre të Serbisë dhe presidentit të FIFA-s, Sep Blater, ka rezultuar i dobishëm. Aty u diskutua për mundësinë që Kosova të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare me përfaqësuesen A.
Mësohet se, për dallim prej takimit të parë, i cili është mbajtur më 28 tetor të vitit të kaluar, ky takim ka sjell disa përparime. “Takimi, sapo ka përfunduar. Ky takim ka sjell disa përparime, në dallim prej mbledhjes së kaluar”, ka deklaruar Vokrri, nga Cyrihu, raporton Express.
Vokrri nuk ka dashur të japë më shumë hollësi, rreth këtij takimi, por ka njoftuar se të hënën FIFA do të marrë një vendim, në lidhje me ndeshjet miqësore që pritet t’i zhvillojë Kosova. Ndërkohë, për takimin e mbajtur sot në Cyrih, ka folur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka paralajmëruar se nuk do ta ketë lehtë Serbia, për ta penguar Kosovën që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. “Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, por e di se do të jemi nën presion”, ka deklaruar Daçiq për mediat serbe.

Leave a Reply