Kundër Shqipërisë do të luaj një goran e jo një shqiptar!

miralem sulejmani goranDragash, 05 tetor 2015 – Miralem Sulejmani, me prejardhje nga fshati Mlikë, në trevën e Gorës së Dragashit, por i lindur dhe i rritur në kryeqytetin serb, është bërë hit në mediat shqiptare. Kjo, sepse ai do të luaj për Serbinë në Elbasan, kundër kombëtares sonë. Por, nuk është kjo arsye që Miralemi është vënë në fokusin e mediave tona. Një gazetë prestigjioze nga Kosova, të cilën me nxitim e kanë cituar edhe mediat tjera në Kosovë e Shqipëri, ka botuar një artikull, me titull bombastik, sikur në Elbasan do të luaj me Serbinë edhe një shqiptar i Kosovës.
Duke e cituar gazetën “Zëri” të Kosovës, portali “Shqiptarja.com” raporton me pompozitet se, kundër Shqipërisë, me kombëtaren serbe do të luaj edhe një shqiptar. “Shqiptari Sulejmani: Serbia është vendi im, s’luaj kurrë për kuqezinjtë”, është titulli në këtë portal, ku më tej shkruan se Miralem Sulejmani do të jetë shqiptari që do të paraqitet me Serbinë, kundër Shqipërisë, në ndeshjen e 8 tetorit në Elbasan.
Në fakt, djaloshi që ka lindur dhe është rritur në Beograd, ndonëse prejardhjen e ka nga treva e Gorës së Dragashit, nuk është shqiptar por goran. Ai karrierën e tij futbollistike e ka arritur me ekipin “Partizani” të Beogradit, nga ku është transferuar në ekipet prestigjioze evropiane.

Leave a Reply