Opoja, sot sfidon Beharin – Ditëlind Reshiti pret fitore!

futboll kf opojaDragash, 31 maj 2015 – Ndeshja e fundit e sezonit 2014/15, e cila luhet sot në orën 16:00 në Dragash, Klubin Futbollistik “Opoja” e gjen në formë të mirë, pavarësisht se ka përballë një ekip që renditet në pozitën e dytë dhe është pjesëmarrës në Play Off për Ligën e Parë të Kosovës.
KF “Behari” që dominohet nga komuniteti boshnjak i Vitomiricës së Pejës, shquhet për cilësi në lojën që ka treguar gjatë këtij sezoni, duke siguruar vendin e dytë në ligë, e që kjo i ka mundësuar pjesëmarrjen në Play Off për Ligën e Parë. Ajo çka mbetet të shpresohet nga opojanët, është pjesëmarrja masive e shikuesve, madje edhe a atyre minoritarë nga Gora, me që kemi të bëjmë me një ekip kundërshtar, por që përbëhet nga bashkëkombësit e tyre.
Shpresë tjetër për opojanët është edhe golashënuesi që po bën famë në futbollin tonë, kapiteni i Opojës, Ditëlind Reshiti. Në një prononcim për Radio Sharrin, Reshiti shpreson ta përfundojë këtë sezon, ashtu siç edhe e kishte filluar, me gola. “Ndeshja do të jetë e hapur, ndaj shpresojmë që do të ketë edhe gola. Ajo që do të dëshiroja, është të shoh prezencën e sa më shumë shikuesve, nga të cilët do të marrim zemër për tu angazhuar edhe më shumë. Duke e parë formën tonë, ku në katër ndeshjet e fundit shënuam tri fitore dhe një barazim, mund të presim fitore edhe në këtë ndeshje”, thotë për Radio Sharrin sulmuesi i Opojës, Ditëlind Reshiti.

Leave a Reply