Leart Sadikaj nga Bellobradi – Futbollisti 13-vjeçar që arrin në Danimarkë!

Leart Sadikaj nga Bellobradi – Futbollisti 13-vjeçar që arrin në Danimarkë!

Bellobrad, 22 korrik 2022 – Djaloshi 13-vjeçar, Leart Sadikaj, pritet të na bëjë krenar të gjithëve, pasi talenti i tij prej futbollisti ka filluar të vlerësohet nga FFK-ja dhe jo vetëm. Tani do të përformojë edhe në arenën ndërkombëtare.
I lindur në Bellobrad (komuna e Dragashit) në vitin 2009, Learti që moti kishte shprehur interesim për futbollin, për të cilin ishte gjithçka. Lëvizjet e tij në fushë po vlerësohen si art dhe shumkush pohon se loja e tij ta kënaq syrin, sidomos atyre që janë tifozë të futbollit. “Learti është një djalë punëtor dhe nuk përton kurrë të loz futboll. Gjithmonë ka synuar t’i arrijë majat majat më të larta të futbollit evropian. Edhe pse i rritur në kushte mesatare, si shumëkush në Kosovë, ai ka arritur të marrë pjesë në shumë turne dhe liga të ndryshme, ku në shumicen e rasteve është zgjedhur si lojtari më i disiplinuar në fushë, duke e bërë diferencen nga shumë bashkëmoshatarë të tijë”, thotë për redaksinë tonë babai i këtij vogëlushi talent, Artani, duke shpresuar se djalit të tij do t’i plotësohet dëshira për t’i mbërritur majat e futbollit.
Learti është pjesë e Shkollës së Futbollit “Aroma”, nga fshati Kuk në komunën e Dragashit. Në vitin 2021, nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është shpallur si futbollist i dalluar për grupmoshat U-13. Kjo ka bërë që të dielen, së bashku me një ekip të përzgjedhur nga FFK-ja, Learti të udhëtojë drejt Danimarkës, ku do të përformojë në një turne ndërkombëtare.
Familjarët dhe jo vetëm, po besojnë se ky udhëtim i Leartit drejt Danimarkës, do t’i ndihmojë atij që ta shfaq talentin si një futbollist profesionist, nga ku mund të pikaset nga syri i trajnerëve të huaj dhe të kërkojnë transferimin në ndonjë klub ndërkombëtar. “Learti jeton për futbollin, ndërsa futbolli ka nevojë për një futbollist siç është Learti”, thotë babai i këtij vogëlushi, Artan Sadikaj.