Prizren, 17 maj 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit (V.L) nga Prizreni, duke e shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik. Atij i është shqiptuar dënimi me burgim, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Por, gjyqtari gjykues, duke aprovuar pëlqimin e të akuzuarit për zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë, atij i zëvendëson dënimin me gjobë, në shumën prej 1500 euro. “Ky dënim i është shqiptuar të pandehurit sepse, me datën 06.06.2017, rreth orës 11:40, në fshatin Zaplluxhe – Komuna e Dragashit, ka shkelë ligjin mbi trafikun publik, ku vepron në kundërshtim me nenin 49 dhe 150 të Ligjit për sigurinë në komunikacion rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë. Duke drejtuar automjetin transportues, kur arrin në vendin kritik, i pandehuri shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë, duke mos i kushtuar kujdes të duhur këmbësorëve. Përderisa ishte duke lëvizur mbrapa, e godet këmbësoren (A.A) dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Viktima ishte çuar nga prindi në ambulancën e fshatit pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Shoferi që aksidentoi për vdekje vogëlushen nga Zaplluxhja, dënohet me 1500 euro!
POSTIMI PARAPRAKAksident tek Laku i Rapçës – Automjeti bie në humnerë!
POSTIMI I RADHËSDasma ka lezet, me Kumrie Mustafajn e Besim Krasniqin!