Dënohet Kryetari i Dragashit!

Dënohet Kryetari i Dragashit!

Prizren, 21 nëntor 2017 – Kryetari aktual i Dragashit, Salim Jenuzi, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prizren, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Jenuzi, nëse nuk dëshiron që prapa grilave ta vuaj këtë dënim, duhet që të mos shkaktojë vepër tjetër penale në dy vjet të ardhshme. Gjykata, kryetarin aktual të Dragashit e ka dënuar me 6 muaj burg me kusht, si dhe Nexhat Selajn e ka dënuar për uzurpim të pronës së paluajtshme. Selaj, për t’iu shmangur vuajtjes së këtij dënimi, duhet të mos kryejë vepër tjetër penale për dy vjet. Ndërkaq, Bean Haxhihasani e Vetim Hasani janë liruar nga akuza për keqpërdorim detyre.
Salim Jenuzi akuzohet se, nga viti 2009 e deri në vitin 2016, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit që ia ka bërë Komunës së Dragashit, ia mundësoi pronarit të furrës “Evropa”, Nexhat Selajt, përvetësimin e kësaj patundshmërie. Në pronën shoqërore, Selaj kishte ndërtuar objekt dykatësh, pa vendim të Kuvendit të Komunës së Dragashit, ndërsa këtë gjë nuk e kishin penguar drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Behan Haxhihasan dhe inspektori komunal i Ndërtimtarisë, Vetim Hasani, raporton – Kallxo.com

Leave a Reply