Dasma ka lezet, me Kumrie Mustafajn e Besim Krasniqin!

Dasma ka lezet, me Kumrie Mustafajn e Besim Krasniqin!

Dragash, 12 maj 2018 – Këngëtarët, tashmë të njohur, Kumrie Mustafa dhe Besim Krasniqi, kanë lansuar këngën më të re, të titulluar “Dasma ka lezet”, të cilës edhe ia kanë realizuar me sukses vidoklipin. Sipas asaj që redaksia jonë ka marrë vesh nga këngëtarët në fjalë, tekstin e këngës e ka shkruar, Kreshnik Avdiu, i cili ka realizuar edhe muzikën e kësaj kënge. Për orekstimin është përkujdesur, Ardian Kastrati, ndërsa videoklipi është realizuar nga “Smart Motion”, në njërin nga hotelet tona më të bukur.