Shënohet 136 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Video)

lidhja shqiptare prizrenPrizren, 10 qershor 2014 – Qyteti historik i Prizrenit, sot është në qendër të vëmendjes së shqiptarëve, jo për arsyen që tashmë jemi mësuar. Nuk është në pyetje politika, por historia e cila e bën këtë qytet të rëndësishëm.
Sot bëhen 136 vet që kur u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizreni, e cila i vuri themelet e para të shtetit shqiptar, të paktën në teori. Për këtë datë të rëndësishme po vërshojnë urime të shumta, ndër to edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në profilin e tij në Facebook, Thaçi e ka vlerësuar këtë ngjarje, si nisje e rrugëtimit për pavarësinë e shqiptarëve. “Si sot, 136 vjet më parë, në Prizren nisi rrugëtimi i popullit shqiptar drejt lirisë dhe pavarësisë. Ne u jemi mirënjohës rilindësve që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit, si dhe gjithë atyre luftëtarëve e veprimtarëve nëpër gjenerata, që nuk kanë hequr dorë nga ideali i lirisë, as në kohë shumë të vështira. Veprën dhe sakrificën e tyre ne do ta kujtojmë në përjetësi dhe do ta përdorim si burim frymëzimi, në përpjekjet tona për ta bërë Kosovën një vend më të zhvilluar dhe të lumtur”, ka shkruar Thaçi.

Kliko këtu për VIDEO!