Rezultatet përfundimtare në Dragash – PDK mbetet e para!

pdk fituese dragashDragash, 09 qershor 2014 – Ndonëse KQZ-ja nuk i ka dhënë rezultatet përfundimtare, madje as ato preliminare, bazuar në faqen e këtij institucioni, në Dragash ka përfunduar gjithcka. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbetet fituese në këtë komunë, me 31,36%, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka fituar 29,42%.
Sipas rezultateve të drejtëpërdrejta të numërimit, në faqen e KQZ-së, në Dragash janë numëruar 100% të votave. Sipas këtij rezultati, PDK-ja ka 1.94% më shumë vota, kundrejt LDK-së rivale. Shprehur në shifra, PDK-ja në Dragash ka marrë 3938 vota, ndërsa LDK-ja ka marrë 3694 vota. Rezultatet Preliminare që janë prezantuar, nuk përfshijnë votat me kusht, ato me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Për të parë listën e plotë, kliko KËTU