Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Flora Brovinës!

Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Flora Brovinës!

Prishtinë, 17 maj 2019 – Prokuroria Speciale e Kosovës i ka dhënë urdhër policisë që ta ftojë deputeten, Flora Brovina, në intervistë, lidhur me një fotografi që ajo dje e ka bërë publike, duke e prezantuar si provë të dhunës seksuale të forcave serbe ndaj grave shqiptare, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Brovina kishte thënë se këtë fotografi e ka marrë nga familjarët e viktimës dhe se e di lokacionin se ku ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë, Prokuroria Speciale kishte deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj fotografie dhe se do të nisin hetime, në bazë të saj.
Megjithatë, pak orë pas publikimit të kësaj fotografie, doli se e njëjta gjendet edhe në faqe interneti me përmbajtje pornografike. Pas kësaj, deputetja insistoi se fotografia që ajo tregoi dje është autentike. raporton – Kallxo.com