Mevludin Krasniqi dëshmon në gjykimin e Limajt!

Mevludin Krasniqi dëshmon në gjykimin e Limajt!

Prishtinë, 16 nëntor 2016 – Në ditën e tretë të gjykimit, ku Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, po dëshmon ish-këshilltari i tij, Mevludin Krasniqi, i cili po jep dëshminë e tij, ku ish-ministri dhe zyrtarë të tjerë të ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit po gjykohen për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Krasniqi edhe sot po merret në pyetje nga prokurori, Charles Hardaway.
Dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve, Krasniqi e kishte nisur më 2 nëntor, kur në një moment, derisa prokurori i shtronte një pyetje atij, të cilën e kundërshtoi i akuzuari Endrit Shala, ndodhi një debat me tone të ngritura mes Charles Hardaway-it dhe Shalës. Pas kësaj ngritjeje të dyanshme të zërit u dha pauzë nga gjykata, ndërsa pas pauzës Shala dhe Hardaway kërkuan falje, raporton – Kallxo.com