Në Prizren arrestohet hajdutja serike!

Foto: ILUSTRIM

Foto: ILUSTRIM

Prizren, 17 mars 2016 – Policia e Kosovës në Prizren njoftoi sot se ka arrestuar një femër me mbiemrin Bytyqi, pasi e njëjta është ndaluar nga sigurimi i një qendre tregtare në në Prizren.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se e dyshuara është zënë në flagrancë duke vjedhur veshmbathje. “Gjatë verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, është vërejtur se e dyshuara është recidiviste e vjedhjeve. Poashtu, edhe policia ishte në kërkim të kësaj femre, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga gjykata”, njoftoi Berisha.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply